image Aksident në Gjilan, lëndohet rëndë drejtuesi i motoçikletës

Kosovë

Policia/ Aksident në Gjilan, lëndohet rëndë drejtuesi i motoçikletës

news image

Një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, lëndime trupire kanë pësuar drejtuesi i motoçikletëd fhe pasagjeri i tij. Ata kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa drejtuesi i mjetit është duke qëndruar në spital për trajtim të mëtejmë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 19.04.2020-21:25.Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë një automjet civil me targa vendore dhe drejtues mashkull kosovar si dhe një motoçiklete pa targa me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri i tij mashkull kosovar. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor, drejtuesi i motoçikletës vazhdon të qëndrojë në spital për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa pasagjeri është liruar nga tretmani mjekësor”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/