image Aksident në Fushë Kosovë, katër të lënduar

Siguri

Aksident në Fushë Kosovë, katër të lënduar

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Bresje të Fushë Kosovës pasditen e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për Sinjalin.

Krasniqi, tutje ka njoftuar se katër të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat në vend-ngjarje”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/