image Aksident në Brezovicë, një person rrotullohet me motor të borës (VIDEO)

Siguri

Aksident në Brezovicë, një person rrotullohet me motor të borës (VIDEO)

news image

Një person ka pësuar një aksident në pistën e skijimit në Brezovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu shihet në një video të publikuar në Facebook nga faqja “Brezovicainfo”.

Në këtë video shihet se derisa drejtuesi i motorit provon të ngjitet në maje të pistës, ndonëse ndalon për një moment, mjeti fillon të rrëshqas poshtë.

Ndonëse ai arrin të zbres shpejt, gjatë rrëzimit goditet disa herë nga motori.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi tha se njësiti policor është nisur për në vendin e ngjarjes, ndonëse rasti nuk është paraqitur ende në polici./Gazeta Sinjali/