Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bardhosh të Prishtinës ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë lënduar katër persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00 në fshatin Bardhosh ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ajo. /Gazeta Sinjali