image Aksident ndërmjet dy veturave në Lipjan, një person bëhet për spital

Siguri

Aksident ndërmjet dy veturave në Lipjan, një person bëhet për spital

news image

Sonte, rreth ores 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në hyrje të Lipjanit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Sot në ora 18:00, kemi pranuar informatën se në hyrje të Lipjanit, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar 1 person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/