Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë, ku ka mbetur i lënduar një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësia e trafikut nga vendi i ngjarjes, njofton se në aksident të ndodhur në fshatin Sllatinë (drejtimi Pejë- Prishtinë) janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e trafikut po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje”, ka thënë ai.