image Aksident mes tre veturash në Deçan, një person dërgohet në Spital

Siguri

Aksident mes tre veturash në Deçan, një person dërgohet në Spital

news image

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në Strellc të Deçanit.

Në të janë përfshirë tri vetura, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe janë përfshirë tri vetura, kurse një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për t’i hetuar rrethanat e aksidentit.

/GazetaSinjali/