image Aksident mes një veture dhe një biçiklete në Podujevë, lëndohet një person

Siguri

Aksident mes një veture dhe një biçiklete në Podujevë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në rrugën “Skënderbeu”, në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i lënduar është ngasësi i biçikletës.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një veture dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Gazeta Sinjali/