Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Edmond Hoxha’ rreth orës 09:00.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/