Dy persona mbetën të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në fshatin Slivovë të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin, se në këtë aksident u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 10:00 në fshatin Slivovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Gazeta Sinjali/