Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./GazetaSinjali/