Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Fehmi Lladrovci”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, shihet se atje kanë dalë edhe Policia e Kosovës. Ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë marrë përgjigje.
Gazeta do të iu mbajë të informuar.