Dy vetura janë përplasur pasditen e sotme, rreth orës 17:30, në qendër të Prishtinës, në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjali fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka arritur edhe një patrullë policore.
Në këtë fotografi shihet se njëra nga veturat ka përfunduar në korsinë tjetër të rrugës, për shkak të goditjes.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast dhe është në pritje të detajeve për këtë rast./Gazeta Sinjali/