image Aksident mes dy veturave në Skenderaj, tre persona të lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në Skenderaj, tre persona të lënduar

news image

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Makremal të Skenderajt, të dielën.

Lajmi është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

‘”Rreth orës 17:40, është raportuar për aksident trafiku i shkatuar në fshatin Makremal  të Skenderajt .Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti.

/GazetaSinjali/