image Aksident mes dy veturave në magjistralen Suharekë - Shtime, bllokohet rruga për në Carralevë

Sociale

Aksident mes dy veturave në magjistralen Suharekë – Shtime, bllokohet rruga për në Carralevë

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur edhe pak minuta më parë në magjistralen Suharekë -Shtime.

Deri tani nuk dihet për të lënduar, ndërsa mësohet se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/