image Aksident mes dy veturave dhe një këmbësori – lëndohen gjashtë persona në Prizren

Kosovë

Aksident mes dy veturave dhe një këmbësori – lëndohen gjashtë persona në Prizren

news image

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore gjatë ditës së djeshme pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor, ku lëndime kanë pësuar dy shoferët, tre pasagjerët dhe këmbësori.

“Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë, tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj) kosovarë dhe këmbësori mashkull kosovar. Njëri nga vozitësit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, tjetri është ndal për tretman në Spitalin e Prizrenit, ndërsa të lënduarit tjerë janë liruar pas tretmanit mjekësor”, thuhet në raporti e Policisë së Kosovës