image Aksident mes dy automjeteve në Podujevë, lëndohet një person

Siguri

Aksident mes dy automjeteve në Podujevë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 17:30, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor në Prishtinë”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/