image Aksident mes automjetit dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

Siguri

Aksident mes automjetit dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete, sot rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është ngasësi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/