Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Fakultetit Teknik, në Prishtinë.
Në këtë aksident, i cili ndodhi në rrugën “Xheladin Rekaliu”, u përfshinë një autobus dhe dy vetura, ku si pasojë mbetën të lënduar gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin, e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku të njëjtit pohojnë se, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.
“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.