image Aksident mes autoambulancës dhe zjarrfikësve në Gjilan, lëndohet një person (FOTO)

Siguri

Aksident mes autoambulancës dhe zjarrfikësve në Gjilan, lëndohet një person (FOTO)

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autoambulance dhe zjarrfikësve, në qytetin e Gjilanit, sot, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin se ka ndodhur aksidenti, por pa dhënë detaje të tjera e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sinjali mëson se i lënduar është shoferi i autoambulancës, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/