image Aksident mes 5 veturave në Klinë, lëndohen 5 persona

Siguri

Aksident mes 5 veturave në Klinë, lëndohen 5 persona

news image

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 09:00 në fshatin Rixhevë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara pesë vetura dhe si pasojë janë lënduar pesë persona. Ata janë dërguar për tretman mjekësor. Shkaktar i aksidenti dyshohet se janë kushtet atmosferike, shpejtësia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës”, tha ai./Gazeta Sinjali/