image Aksident mes dy veturave në magjistralen Landovicë - Piranë(Video)

Siguri

Aksident mes dy veturave në magjistralen Landovicë – Piranë(Video)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Landovicë – Piranë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njejtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Në një video që e ka siguruar Sinjali shihen dy vetura të cilat përplasen në mes vete.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /GazetaSinjali/