image Aksident me fatalitet në Malishevë, humb jetën një person

Siguri

Aksident me fatalitet në Malishevë, humb jetën një person

news image

B.G., 74-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:14, në fshatin Terpezë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se në këtë aksident u lënduan edhe dy persona të tjerë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës. Mjeku kujdestar që ishte në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e një personi 74-vjeçar, me inicialet B.G. dhe lëndimin e dy personave”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/