image Aksident me fatalitet në Gjilan, humb jetën një person

Siguri

Aksident me fatalitet në Gjilan, humb jetën një person

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25, në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Bresalc të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se viktima është shoferi i njërit nga dy automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe disa pasagjerë, tre prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda trupore.

“Si pasojë e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkudhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat, ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan, e më pastaj tre nga ta për shkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

Nga raportet e spitalit, ai thotë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i vozitësit që ka humbë jetën si pasojë e plagëve të marra në aksident, dërgohet në IML për obduksion.”

Ai bëri të ditur se hetimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë janë duke u udhëhequr nga Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit./Gazeta Sinjali/