image Aksident me fatalitet, humb jetën motoçiklisti në Pejë

Siguri

Aksident me fatalitet, humb jetën motoçiklisti në Pejë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11.00 në Pejë ku janë përfshirë një kombi dhe një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia konfirmon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Beteja e Loxhёs” nё Pejё, ku në këtë aksident ishin tё përfshira njё automjet transportues kombi dhe njё motoçikletё.

“Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti  ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete”, njofton Policia.

Më tej në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/GazetaSinjali/