image Aksident i rëndë te Mensa e Studentëve, lëndohen tetë persona, Policia jep detaje

Siguri

Aksident i rëndë te Mensa e Studentëve, lëndohen tetë persona, Policia jep detaje

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur mbrëmë pasmesnate ky dy vetura janë përplasur në udhëkryqin që lidhë rrugët Eqrem Çabej dhe Agim Ramadani në Prishtinë apo siç njhet ndryshe te Mensa e Studentëve.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët Eqrem Çabej dhe Agim Ramadani. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Sipas policisë, të aksidentuarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa po vazhdojnë hetimet nga Njësia rajonale e trafikut për të zbuluar shkaktarët e aksidentit.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

markimsinjali

/GazetaSinjali/