image Aksident i rëndë te Kroi i Mbretit, lëndohen tre persona - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15270

Të shëruar

12900

Të vdekur

616

Aksident i rëndë te Kroi i Mbretit, lëndohen tre persona

news image

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes tri automjeteve, sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht te Kroi i Mbretit.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore të trafikut kanë dalë në vendngjarje.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 13.08.2020, rreth orës 15:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroi i Mbretit). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dal në vend-ngjarje dhe po merren me rastin”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin