image Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një zyrtar policor

Shqipëri

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një zyrtar policor

news image

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë së Shqipërisë, viktima është Nuri Malaj, punonjës i policisë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën Transballkanike pranë IEVP në Vlorë, në të cilin janë përplasur vetura “BMW” e drejtuar nga shtetasi A.V. dhe vetura e tipit “Mercedes Benz” e cila drejtohej nga shtetasi N.M.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Gazeta Sinjali/