Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Pejë – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident është përfshirë një kamion dhe një furgon.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Sinjali ka provuar që të kontaktojë me Policinë e Kosovës në Pejë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar.