Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës mëngjesin e sotëm.
Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën, ndërsa dëmet që shihen në foto duket të jenë të mëdha.
Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Është e vërtetë. Paska ndodhë aksidenti në orën 08:10 në mes të dy veturave. Policia e Kosovës është ende në vendin e ngjarjes. Sigurisht që na japin detaje tash kur të kthehen me një raport më të gjerë”, ka thënë Hashani.
Ai ka thënë se ende nuk dihet për pasojat në njerëz. /Gazeta Sinjali