image Aksident i rëndë në Rahovec, dy të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në Rahovec, dy të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orë 16:00 në Rahovec, ku lëndime kanë pësuar shoferët e dy automjeteve të përfshira në aksident, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai tha për Sinjalin se të dy personat janë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo njëri nga ta ka pësuar frakturë trupore.

“Të lënduarit, fillimisht ju afrohet ndihma e parë nga mjekët e QKMF-së në Rahovec, duke i transportuar në drejtim të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, drejtuesi i automjetit Mercedes , pëson frakturë trupore, por sipas mjekëve kujdestar gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë dhe mbetet për shërim te mëtutjeshëm. Drejtuesi i automjetit BMW pëson lëndime jo të rënda trupore, mbetet për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës”, ka thënë Gjurkaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/