image Aksident i rëndë në Prishtinë: Lëndohen katër persona, arrestohet një 24-vjeçar

Siguri

Aksident i rëndë në Prishtinë: Lëndohen katër persona, arrestohet një 24-vjeçar

news image

Për çdo ditë raportohet për aksidente trafiku në Kosovë, të cilat më së shpeshti ndodhin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut. Një aksident ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar katër persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se sot në orën 04:00, tri vetura janë përplasur mes vete në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Qabej”, në Prishtinë, ku të lënduar kanë mbetur katër persona.

Të gjithë të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Burimet e Sinjalit brenda kësaj qendre kanë njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët janë me lëndime të lehta.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin është arrestuar një 24-vjeçar me inicialet A.Z, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës që të marrë detaje lidhur me aksidentin, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, redaksia nuk ka pranuar përgjigje nga ta.

/GazetaSinjali/