image Aksident i rëndë në Malishevë, 3 persona përfundojnë në spital

Siguri

Aksident i rëndë në Malishevë, 3 persona përfundojnë në spital

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një furgoni në aksin rrugor Arllat – Malishevë, në fshatin Tërpezë, një orë më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se shoferi i kamionit e ka humbur kontrollin e automjetit, me ç’rast ka dalë në shiritin tjetër të rrugës dhe e ka goditur furgonin.

“Në aksin rrugor Arllat – Malishevë, në fshatin Tërpezë, përball restorantit ‘Panorama’, kamioni në qarkullim ka deviju nga shiriti i vet, duke kalu në shiritin tjetër, me ç’rast ka goditur një furgon. Në furgon ka qenë shoferi dhe një pasagjer të cilët janë lëndu. Edhe shoferi i kamionit ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit. Tre të lënduarit janë në trajtim mjekësor”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/