image Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Prevallë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Prevallë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orë 08:00 të mëngjesit në magjistralen Prizren- Prevallë.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali nga policia në Prizren.

“Po, ka ndodhur një aksident grykën e Lumbardhit në të cilin janë të përfshira dy automjete, aktualisht i kemi dy persona të lënduar nga ky aksident, mirëpo nuk dihet shaklla e lëndimeve”, kanë thënë nga policia për Gazetën Sinjalin.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë ngjarje.

/Gazeta Sinjali/