Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, konkretisht te “Qershiat e Llapashticës”.
Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve janë të përfshira dy vetura, ku përveç dëmeve materiale kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila ka deklaruar se bëhet fjalë për lëndime të lehta.
“Rreth orës 17:50 në atë lokacion ka ndodhur një aksident trafiku mes të dy veturave, ku nga ky aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Rexhepi.