image Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Kosovë

Policia/ Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Me datën 27/10/2019 rreth orës 15:06 është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale, Prishtinë-Ferizaj , udhëkryqi i fshatrave Smallush – Batullë. Për pak minuta Njësiti patrullues i Policisë ka arritur në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën. Të përfshira në aksident kanë rezultuar të jenë dy automjete, ndërsa katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

Ai ka njoftuar se magjistralja është mbyllur për qarkullim përkohësisht.

“Rruga (magjistrale) është  bllokuar përkohësisht për përfundim të procedurave të nevojshme për vendin e ngjarjes, përderisa pjesëmarrësit janë udhëzuar për të qarkulluar në rrugë alternative”, ka thënë Hoxha./Gazeta Sinjali/