image Aksident i rëndë në Lupç të Podujevës, katër të lënduar

Kosovë

Policia/ Aksident i rëndë në Lupç të Podujevës, katër të lënduar

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Lupç të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë marrë lëndime trupore. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

/Gazeta Sinjali/