image Aksident i rëndë në Gjakovë: Vetura godet biçiklistin, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Aksident i rëndë në Gjakovë: Vetura godet biçiklistin, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë, ku një veturë ka goditur një biçiklist, i cili ka pësuar lëndime serioze dhe tashmë ndodhet në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se biçkilisti ka pësuar frakturë në këmbë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:50 në rrugën “Wesley Clark” ka ndodhur aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçikletë. Për pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore (frakturë në këmbë) ka pësuar biçiklisti (mashkull i moshës madhore) i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, tha Elezaj.

Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor.

Sinjali mëson se viktima është një 59-vjeçar, i cili tashmë po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

/GazetaSinjali/