image Aksident i rëndë në Gjakovë, kamioni përplas veturën (VIDEO)

Sinjalizime

Aksident i rëndë në Gjakovë, kamioni përplas veturën (VIDEO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë te semaforat në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sinjalizuesi rrëfeu momentin e aksidentit, të cilit thotë se e kishte parë vetë.

Kamioni dhe vetura kanë qenë në të njëjtë trakë dhe kamioni e ka përplasur veturën duke e shtyrë në trakën tjetër“, tha ai.

Sinjalizuesi njoftoi se nga ky aksident nuk ka asnjë të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

/GazetaSinjali/