image Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një person

Kosovë

Policia/ Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një person

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Ferizaj.

Policia njofton se vajza në fjalë është goditur nga një veturë, dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë në QKUK.

Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër shqiptare të Shqipërisë,  e cila ka pësuar  lëndime të rënda trupore dhe më vonë  ka ndërruar jenë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Vozitësi i veturës me vendim te prokurorit është arrestuar  dhe dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/