image Aksident i rëndë në autostradën "Ibrahim Rugova", lëndohen tre persona

Siguri

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” sot rreth orës 19:25, më saktësisht në kilometrin e 21-të drejtimi Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “Mercedes” me targa vendore. Sipas Policisë, nga ky aksident kanë pësuar lëndime tre persona , të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Prizrenit.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Njësitë relevante policore janë në vendngjarje duke u marrë me rastin.

/GazetaSinjali/