image Aksident i rëndë në autostradën "Ibrahim Rugova"

Siguri

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në veri të Prizrenit, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të aksidentit, ku shihet se një veturë është përplasur me një kombi.

Sipas fotografive shihet se dëmet materiale janë të mëdha por nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin“, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/