Ende nuk është gjetur trupi i personi që dyshohet se ëshë fundosur sot rreth orës 16:00 në Liqenin e Batllavës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Njësitë e policisë dhe FSK-së kanë kërkuar trupin i cili dyshohet që është fundosur ditën e sotme në liqenin e Batllavës, mirëpo deri tani nuk ka ndonjë rezultat”, tha Ahmeti.
Ajo gjithashtu tha se tashmë janë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës për të vazhduar nesër gjatë ditës./Sinjali/