image Përfshihet nga zjarri një barnatore në Prishtinë

Siguri

Përfshihet nga zjarri një barnatore në Prishtinë

news image

Një barnatore në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, sot rreth orës 13:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Ahmeti, deklaroi se në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

“Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin”, deklaroi ajo për Sinjali. /GazetaSinjali/