image Fundoset një person në Liqenin e Batllavës

Kosovë

Fundoset një person në Liqenin e Batllavës

news image

Një person dyshohet se është fundosur sot rreth orës 16:00 në Liqenin e Batllavës.

Lajmin për Sinjalin, e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të jetë fundosur në Liqenin e Batllaves. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti./Sinjali/