image Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, dy persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, dy persona të lënduar

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se bazuar në të dhënat e fundit në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, deklaroi ajo për Sinjali.

/GazetaSinjali/