Agjencia kundër Korrupsionit organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, përcjell Gazeta Sinjali.
Hedhja e këtij shorti do të bëhet bazuar në Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.
Ndërkaq këtij kontrolli të pasurisë do t’i nënshtrohen vetëm 20% e numrit të përgjithshëm të zyrtarëve publikë që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.
Hedhja e shortit për kontrollimin e plotë të pasurisë bëhet sot në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 11:00./Gazeta Sinjali/