image Simmons për skandalet e korrupsionit: BE-ja më është kundërpërgjigjur me sulme personale - Sinjali

Simmons për skandalet e korrupsionit: BE-ja më është kundërpërgjigjur me sulme personale

news image

Ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons,  ka thënë që EULEX-i dhe BE-ja i janë përgjigjur atij me sulme personale ndaj pretendimeve të tij lidhur me skandalet për korrupsion, përcjell Gazeta Sinjali.

“EULEX-i dhe BE-ja asnjëherë nuk i kanë mohuar akuzat që i kam bërë për korrupsion ndaj tyre, por më janë kundërpërgjigjur duke bërë sulme personale ndaj meje”, është shprehur ai.

Simmons përmes një video-lidhjeje është duke raportuar para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me pretendimet për skandalet e EULEX-it në Kosovë, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX pati dhënë dorëheqje nga ky institucion, duke akuzuar këtë mision dhe BE-në për korrupsion.

Simmons pati deklaruar se EULEX-i dëshironte ta rrëzonte një pjesë të klasës politike kosovare. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin