Akademiku serb Dushan Kovaçeviq ka thënë se krejt kjo që po ndodhë rreth Kosovës është një ultimatum, tregon se zgjidhja e kësaj çështjeje po i afrohet fundit.
Në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic”, akademiku serb deklaroi se këtë vit dhe vitin e ardhshëm priten ngjarje shumë të rëndësishme.
“Ajo që po ndodh rreth Kosovës duhet të marrë fund dhe po i vije fundi. Dhe kushdo që tregon interesim për Serbinë, dhe ndërkohë mendon sadopak, e sheh se po hyjmë në zgjidhjen përfundimtare”, ka thënë akademiku Kovaçeviq.
“Të gjitha këto propozime që po ndodhin tani – për hapjen e linjat ajrore, hekurudhore, përfundimi i autostradës …, sido qofshin të ambalazhuara, në thelb janë tregues i propozimit për njohjen e Kosovës”.
“Do të jetë diçka që do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër, si një ultimatum. Dhe kjo ma kujton vitin 1914”, tha akademiku Kovaçeviq.
Kujtojmë se më 28 korrik 1914 filloi Lufta e Parë Botërore e cila zgjati deri më 11 nëntor 1918.
Ishte konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane).
Rajon