Tash e një muaj Qeveria në detyrë e Kosovës ka filluar marrjen e masave të ndryshme për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të përhapjes së koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Duket se këto masa kanë ndikuar pozitivisht sa i përket pastërtisë së ajrit në kryeqytetin e Kosovës.
Sipas aplikacionit “Air Visual”, Prishtina momentalisht me vlerën 22 US AQI del të jetë më e pastër se Gjeneva, Madridi, Parisi, Milano, Vjena e Mynihu./Gazeta Sinjali/